VIDEO/ Ndodh edhe kjo, presidenti austriak kafshohet nga qeni i homologes moldave

Një situatë ”frike” i ka ndodhur presidentit të Austrisë, Alexander Van der Bellen, gjatë vizitës zyrtare në Moldavi. Teksa po bënin foton e rastit me homologen Maia Sandu, presidenti austriak është përkulur të përkëdhelë dhe qenin e saj, po kafsha nuk e ka pritur mirë këtë gjë duke e kafshuar në dorë. Momenti është filmuar nga kamerat, ku shihet Van der Bellen teksa mban dorën e kafshuar, ndërkohë videoja është bërë menjëherë virale.

SHKARKO APP