VIDEO/ ”Një nga pasagjerët nuk është i vërtetë”, gruaja qan dhe bërtet në avion

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në avion. Një grua ka shkaktuar panik dhe shqetësim në një aeroplan pasi refuzonte të fluturonte, duke thënë se një pasagjer nuk ishte i vërtetë.

Ajo ishte në një aeroplan të American Airlines dhe reagimi i saj i çuditshëm, që u bë viral, thuhet se ndodhi teksa fluturimi ishte gati të nisej nga Aeroporti Ndërkombëtar Dallas-Fort Worth në Teksas.

Më pas ajo tregoi me gisht nga pjesa e pasme e avionit, duke bërë që pjesa tjetër e pasagjerëve të ktheheshin për të parë burimin e shqetësimit të saj. “Mund të uleni në atë aeroplan dhe të vdisni me të ose jo. Unë nuk do ta bëj”, shtoi gruaja përpara se të largohej.

Swiss Digital Desktop Reklama

Incidenti e shtyu fluturimin për rreth tre orë pasi të gjithë pasagjerët u detyruan të largoheshin nga avioni përpara se të hipnin sërish.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?