VIDEO/Pa u shuar zjarret, përmbytje “apokaliptike” në Greqi

Pa u shuar zjarret e verës, stuhia Daniel ka goditur të hënën Greqinë perëndimore dhe qendrore, duke bërë që shërbimet e urgjencës të marrin qindra thirrje për ndihmë. Vendi fqinj po përballet me kushte ekstremi moti vetëm disa ditë pas luftës me vatrat masive të zjarrit për vënien në kontroll të të cilave u deshën dy javë.

“Një person vdiq pas shembjes së një muri pranë Volosit, me shumë mundësi për shkak të motit të keq”, deklaroi për Reuters një person nga brigada e zjarrit. Sipas agjencisë së lajmeve të Athinës, muri u përmbys teksa bariu po tentonte që të shpëtonte kafshët.

Pamjet nga transmetuesi shtetëror tregonin sesi makinat në Volos merreshin nga rrjedha e ujit në brigjet mbuluara nga balta. Një person është shpallur në kërkim në Volos pasi automjeti i tij u mor nga rrjedha e ujit.

https://twitter.com/WxNB_/status/1698999784189665730

 

SHKARKO APP