VIDEO: Pamje të pazakonta, piloti rus për të mos rënë në duart e ISIS vetëvritet me granatë
Një pilot rus është rrëzuar në vatrën e luftimeve në Siri pasi avioni ku ai udhëtonte u qëllua nga terroristët.
Menjëherë pasi zbriti në tokë ai zgjodhi të vetëvritet me një granatë për të mos u kapur nga xhihadistët.
Moska ka transmetuar se bëhet fjalë për major Roman Filipovi cili para aktit të ndërmarrë ka thirrur: ‘Kjo është për djemtë tanë!’
Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se 33-vjeçari ishte “duke luftuar rebelët deri në minutën e fundit” të jetës së tij.
Pamjet janë filmuar nga militantët e shtetit Islamik të cilat u publikuan vetë nga ata.(TemA)
KOHA JONË SONDAZH

