VIDEO/ Pasagjerët mbetën dy orë të mbyllur në avion, gazetarja: Po kullonim nga vapa, as ujë s’na dhanë

Pasagjerët e një avioni të Qatar Airways, u bënë pjesë e një aventure aspak të këndshme. Ata fluturonin nga Athina në Katar dhe kanë qëndruar për orë të tëra brenda avionit që ende nuk ishte ngritur në fluturim, ndërsa jashtë tij dilte tym.

Në avion ishte gazetarja e Australisë 7News, Jody Grocock, i cili përshkroi se “avioni filloi të nisej por më pas u ndalua. Pastaj u nis prap, u ndalua prapë. Pastaj humba numërimin pasi kjo gjë ndodhi për gati dy orë. Pas dy orësh piloti na tha se kishte një problem teknik”.

“Po pikonim nga vapa, dhe njerëzit po acaroheshin dhe ankoheshin. Dikush po thoshte ‘do të vdesim, le të zbresim”. Kërkova ujë dhe ata thanë se nuk kishin”, shtoi Grocock.

@louiseinzk

smoke came bellowing out from the aircraft….. #qatar #athensairport #smoke #fire

♬ original sound – Louise Inzk

 

SHKARKO APP