VIDEO/ Përleshje në parlamentin turk pas diskutimeve të ashpra për ndërhyrjen ushtarake në Siri

Dhjetëra ligjvënës nga partia e Presidentit turk, Rexhep Tajip Erdogan dhe nga partia kryesore e opozitës janë përleshur njëri me tjetrin. Në pamje duken disa ligjvënës duke goditur me grushte, ndërsa të tjerët përpiqen të qetësojnë situatën. Përplasja filloi kur Engin Ozkoc i Partisë Popullore Republikane, nga foltorja e quajti Erdogan “të pabesë”.

Deputetët turq patën diskutime të tensionuara mbi përfshirjen ushtarake të vendit në veri-perëndim të Sirisë.

https://www.facebook.com/zeriamerikes/videos/1556680004496503/

SHKARKO APP