VIDEO/ Presidenti turk: Nëse ai është Biden, unë jam Erdogan

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan iu përgjigj gazetarëve, të cilët e pyetën sesi e komenton faktin që gjatë qëndrimit të tij në Nju Jork për Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së nuk mundi të linte një takim personal me presidentin e SHBA-së, Joe Biden.

Nga përgjigja ”nëse ai është Biden, unë jam Erdogan”, duket se presidenti turk nuk e ul qëndrimin e fortë dhe peshën e rëndë që mban mbi supe, edhe kur flitet për Amerikën.

Sakaq, në pritjen që do bëhet sonte nga presidenti Biden për nder të liderëve pjesëmarrës në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, presidenti turk dhe ai i SHBA do të jenë bashkë në të njëjtin vend.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?