Video/ Protestuesi mbi tren tërhiqet zvarrë nga qytetarët

Protestuesit e ngrohjes globale në Angli janë zhvendosur këtë mëngjes në metronë e qytetit të Londrës duke bllokuar për pak kohë transportin.

Kjo ka acaruar situatën ku nuk munguan dhe konfrontimet me qytetarët. Madje aktivistët e protestës bllokuan dhe lëvizjen e trenit pasi disa prej tyre hipën mbi platformën e saj.

Pati një reagim të menjëhershëm nga qytetarët duke i tërhequr zvarrë nga treni në mënyrë që ajo të fillonte punën normalisht.

Videoja që po bën xhiron e rrjetit tregon momentin kur qytetarët e tërheqin poshtë dhe më pas e dhunojnë.

Një tjetër incident u regjistrua kur një person u prezantua si gazetar dhe po filmonte të gjithë ngjarjen. Ai ra pre e dhunës pavarësisht ndërhyrjes së personelit të sigurimit në metro.

Pas këtyre incidenteve aktivistët u shprehën se kjo ishte e nevojshme të ndodhte për të ngritur sa më shumë emergjencën e ngrohjes globale.

Commuters turn on Extinction Rebellion as protesters target the Tube

SHKARKO APP