Video që mjekut që po bën xhiron e rrjetit! Shpërqëndron fëmijën kur i bën vaksinën
Kur vjen dita që foshnjat duhet të bëjnë vaksinën, ata që janë më të emocionuar dhe të frikësuar janë prindërit, pasi nuk durojnë dot të qarat dhe dhimbjen që ndjejnë fëmija i tyre në ato momente.
Mirëpo Dr. William Gerba, në Neck Great e ka një zgjidhje. Ai përdor një teknikë shpërqëndrimi e cila ka rezultuar shumë efektive.
Noah vetëm 5 muajsh në video shihet mjaft i lumtur gjatë kryerjes së vaksinës së tij, kjo gjë falë Dr. Ëilliam i cili e shpërqëndron dhe e gudulis në qafë për ta argëtuar.
Mjeku vazhdon ta shpërqëndrojë atë i cili është i ulur në krahët e babait të tij, duke i hedhur një top pambuku në këmbët e tij. Ajo që ishte më e lumtur nga gjith kjo vizitë padyshim që ishte nëna e Noah e cila shprehet se ndjehej e lehtësuar teksa shihte djalin e saj të lumtur dhe pa dhimbje nga vaksina.