Video që ngre dyshime, Twitter bllokon llogarinë e djalit të Trump
Twitteri ka bllokuar përkohësisht llogarinë e djalit të Presidentit Donald Trump, Donald Trump Jr. Twitter argumentoi se ai ka “përhapur informacione të rreme dhe potencialisht të dëmshme në lidhje me COVID-19”.
Të hënën, Facebook hoqi nga faqja e saj një video virale, në lidhje me një grup mjekësh të cilët ngrinin pretendime të rreme mbi pandeminë e koronavirusit.
Më shumë se 14 milion njerëz e kishin parë videon. Videoja tregonte se maska dhe izolimi nuk janë të nevojshme të ndalojnë përhapjen e koronavirusit.
Disa orë më vonë, Presidenti Trump shpërndau në Twitter shumë pjesë të së njëjtës video për 84.2 milion ndjekësit e tij, duke theksuar nevojën e përdorimit të hidroksiklorinës për shërimin e Covid-19.
Pak pasi, Donald Trump Jr. ndau të njëjtën video në llogarinë e tij në Twitter, ajo u bllokua dhe sipas një zëdhënësi të rrjetit social, llogaria e tij do të ketë “funksionalitet të kufizuar” për 12 orë.