FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

VIDEO/ SHBA, përplasje në semafor, një aksident ajror në mes të makinave në trafik

Makinat po prisnin dritën jeshile të semaforit, për të kaluar trafikun e Mukilteo, në Ëashington, teksa kanë asistuar në një aksident pak metra larg tyre.

Një avion i vogël ka goditur disa kavo elektrike dhe ka marrë flakë, teksa është rrëzuar aty pranë.

Sipas policisë lokale, bëhet fjalë për një Piper PA32 të pilotuar nga një pilot nga Oregon i nisur nga aeroporti i Paine Field.

Swiss Digital Desktop Reklama

Menjëherë pas ngritjes në ajër mjeti humbi fuqinë dhe piloti vendosi të bëjë ulje emergjente në Harbor Point Boulevard, por ka prekur telat elektrike, raporton repubblica.it.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shumë vetura mbetën të dëmtuara nga shpërthimi, por asnjë, as piloti dhe shoferët nuk janë plagosur fatmirësisht.

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?