VIDEO/ Sherr në një anije turistike për mish pule

Një përleshje e dhunshme shpërtheu në një anije turistike Carnival, kjo pasi pasagjerët u përleshën ndërsa prisnin në radhë për ushqim.

Videoja e përleshjes tregon një grup pasagjerësh të rinj që shkëmbejnë grushte dhe hedhin njëri-tjetrin në tokë, ndërsa pasagjerë të tjerë mblidhen përreth për të parë kaosin.

Rojet u përpoqën të ndërhynin dhe njëri prej tyre u largua nga përleshja dhe nxori radio-telefonin e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Anija u nis nga Miami të enjten e kaluar dhe bëri dy ndalesa në Bahamas përpara se të kthehej në Florida të hënën. Carnival nuk iu përgjigj kërkesës së gazetës për koment.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?