VIDEO/ Shpërthim në Belgjikë, 5 persona të plagosur

Ka ndodhur një shpërthimi i fuqishëm në një shtëpi pranë një restoranti në qytetin Bastogne, pranë kufirit me Luksemburgun. Sipas raportimeve nga mediat e huaja thuhet se shpërthimi ka lënë të plagosur pesë persona.

Benoit Lutgen, kryebashkiaku i qytetit, tha se dy vetë u plagosën rëndë, ndërsa tre të tjerë kishin lëndime më pak të rënda. Policia dhe shërbimet emergjentë kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes. Ende nuk dihen rrethanat e tragjedisë. Dëshmitarët që kanë qenë të pranishëm gjatë incidentit kanë theksuar se disa dyqane që ndodheshin përreth shtëpisë janë shkatërruar.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?