Video/ Studentët marrin peng drejtorin e shkollës për më shumë se 30 orë

Studentët protestues mbajtën peng një drejtor shkolle nga frika se diploma e tyre do të zhvlerësohej, tha policia kineze.

Protestat u zhvilluan  rreth një plani për të bashkuar një kolegj Nanjing në provincën Jiangsu me një institut profesional – të cilat shihen si më pak prestigjioze.

Disa nga studentët u raportuan të plagosur, pasi policia dyshohet se përdori shkopinj gome mbi ta.

Swiss Digital Desktop Reklama

Protesta të tilla janë të rralla në Kinë ku kontrollohen lëvizjet masive.

Swiss Digital Mobile Reklama

Policia e qytetit Danyang tha në një deklaratë se studentët në Universitetin Nanjing të Kolegjit Zhongbei në provincën Jiangsu ishin “mbledhur” dhe mbajtën peng drejtorin 55-vjeçar për më shumë se 30 orë.

Studentët refuzuan ta linin të largohej edhe pasi autoritetet njoftuan një pezullim të planeve të bashkimit, shtoi deklarata.

Përdoruesit e medieve sociale postuan foto të policisë duke përdorur shkopinj mbi studentët, dhe një femër të gjakosur nga koka, tha agjencia e lajmeve AFP.

Deklarata e policisë tha “për të mbështetur urdhrin e kampusit organet e sigurisë publike morën masat e nevojshme në përputhje me ligjin për të liruar personin e bllokuar dhe të dëmtuarit u dërguan menjëherë në spital për trajtim.”

Një video në Twitter tregoi mijëra studentë që brohorisnin të rrethuar nga oficerë jashtë, ndërsa policia i ndiqte pas dhe tërhoqi individët nga turma.

Të gjashtë kolegjet në provincën Jiangsu që atëherë kanë thënë se ata do të pezullojnë çdo plan bashkimi që u njoftua fillimisht në Mars.

Vendimi ka çuar në protesta në katër kolegje të tjerë të pavarur në krahinë në ditët e fundit, sipas gazetës Global Times.

Kina pritet të ketë një rekord nëntë milion të diplomuar universitarë këtë vit.

Gravitas: Chinese students hold college principal hostage

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?