Video/ Theu rregullat e izolimit dhe kapet nga policia bashkiake, 34-vjeçari francez vdes në komisariat
Një person i ndaluar nga policia pasi kishte thyer rregullat e izolimit, ka humbur jetën në komisariat. Ngjarja ka ndodhur në Béziers, në jug të vendit në Francë dy ditë më parë, ku një person i pastrehë ka humbur jetën vetëm pak minuta pasi është ndaluar nga policia bashkiake.
Skena e ndalimit të tij është filmuar nga dëshmitar, i cili ka parë gjithçka nga dritarja dhe e ka hedhur në rrjet.
Imazhet që tashmë janë të shpërndara kudo, tregojnë 4 agjentë bashkiakë që përpiqen ta ndalojnë personin I cili në fakt bën rezistencë. Në një moment, burri shtrihet me fytyrë nga toka dhe shihet një polic i ulur në këmbët e tij, për ta ndaluar.
Të tjerët e kapin na krahët dhe e hipin në makinë nga dera e pasme. Sapo ka mbërritur në komisariat 34-vjeçari ka ndërruar jetë, pavarësisht mbërritjes së ambulancës.Një polic i ka kryer një masazh kardiak, por pa rezultat. Prokuroria ka hapur një hetim mbi ngjarjen për vrasje me dashje, por policët e pyetur kanë thënë se burri kishte refuzuar të vinte me ta, por pasi ka hipur në makinë është qetësuar.
Kanë thënë se e kanë parë të lëshohet, por kanë menduar se ishte përgjumësh. Por sapo ka mbërritur në komisariat ai ka humbur ndjenjat.
Mediat franceze shkruajnë se viktima ishte një person i pastrehë dhe pëdorues narkotikësh dhe kishte një seri dënimesh.
Un homme de 34 ans, sans abri, est mort à Béziers suite à son interpellation violente par la police.
Un agent ce serait assis sur lui tout au long du transport vers le comissariat.
Il était père de 3 enfants.Qui demandera justice pour lui ?
— Taha Bouhafs (@T_Bouhafs) April 10, 2020