VIDEO/ Votimi për ministrat e rinj të qeverisë, por ka gr*shte dhe shk*lma mes deputetëve

Parlament të dhunshëm nuk ka vetëm në Shqipëri. Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Maldive, ku çështja e votimit të ministrave të rinj të kabinetit të Presidentit Mohamed Muizzu është kthyer në një mollë sherri mes deputetëve të opozitës dhe mazhorancës.

Disa nga deputetët e opozitës të ngjitën në tavolinën e kryeparlamentarit në shenjë proteste. Nga përplasja e dhunshme fizike njëri nga deputetët ka marrë lëndime dhe është dërguar në spital për mjekim.

Sipas mediave të huaja, mikrofonat brenda parlamentit u hoqën për të parandaluar deputetët që t’i përdornin si armë kundër njëri-tjetrit gjatë konfrontimit të tyre fizik.

SHKARKO APP