VIDEO/ Zelensky mesazh sfidues: Liria ka çmim të lartë, le të durojmë edhe këtë dimër

Ukraina është ende në luftë, dhe për festën e Krishtlindjes, presidenti Zelensky ka kërkuar popullit të tij që të ngulmojë përballë sulmeve ruse ndërsa vendi feston Krishtlindjet. Ai thotë se liria ka një çmim të lartë, por edhe që skllavëria ka një çmim edhe më të lartë.

“Ne duruam në fillim të luftës. Ne duruam sulme, kërcënime, shantazh bërthamor, terror, sulme me raketa. Le të durojmë këtë dimër sepse ne e dimë se çfarë po luftojmë. Ne do të festojmë festat tona! Si gjithmonë. Do të buzëqeshim dhe do të jemi të lumtur. Si gjithmonë. Ndryshimi është një. Nuk do të presim për një mrekulli. Në fund të fundit, ne e krijojmë vetë”.

Sulmet me raketa dhe dron të Rusisë kanë lënë miliona ukrainas pa energji, ngrohje dhe ujë të rrjedhshëm. Më herët të shtunën, sulmet ajrore ruse vranë 10 persona në qytetin jugor Kherson të Ukrainës, thanë zyrtarët.

SHKARKO APP