VIDEO/ Zhdukja e avionit që drejtohej nga një biznesmen, 5 vende dështuan ta vinin nën kontroll
Një ngjarje misterioze ka ndodhur në Europë. Një avion privat Cessna u rrëzua në Detin Baltik pranë brigjeve të Letonisë, në rrethana misterioze. Për të ndjekur aeroplanin në fjalë u ngritën në fluturim edhe avionë luftarakë të NATO-s, por nuk mundën ta gjenin.
Mjeti ishte nisur nga jugu i Spanjës dhe duhet të ndalonte në Këln të Gjermanisë, por avioni nuk u ul kurrë atje, pasi vazhdoi fluturimin e paprogramuar. Misteri bëhet edhe më i madh për faktin se kur avionët luftarakë të NATO-s iu afruan aeroplanit, pilotët nuk panë asnjë person në kabinë. “Avioni po udhëtonte nga Spanja në Këln, por gjatë fluturimit ndryshoi trajektore”, tha Autoriteti Civil Letonez në një deklaratë për mediat.
Avioni bëri një kthesë të vogël mbi Parisin drejt verilindjes, me sa duket duke ndjekur rrugën e tij të programuar të fluturimit Biznesmeni 72-vjeçar Karl-Peter Griesemann besohet se pësoi hipoksi pas një dështimi të presionit të ajrit në kabinën e “Citation Cessna”, teksa ishte nisur nga Spanja me gruan e tij, Juliane, vajzën e tyre Lisa, 26 vjeçe dhe të dashurin e saj 27-vjeçar.
Pasi Griesemann nuk iu përgjigj thirrjeve të radios, avionët përgjues ushtarakë u dërguan nga Franca, Gjermania, Suedia dhe Danimarka ndërsa avioni fluturoi drejt destinacionit të tij në Këln. Ai nuk arriti të bënte uljen dhe mbeti në lartësi, duke vazhduar përtej Këlnit në një udhë të qëndrueshme verilindore, qartësisht nën kontrollin e programit autopilot.
Mijëra njerëz panë në faqet online të gjurmimit të fluturimeve teksa avioni i dënuar për t’u rrëzuar fluturoi mbi Balltik dhe filloi të zbriste në lindje të ishullit suedez të Gotland. Me sa duket karburanti në atë pikë ka qenë drejt fundit, ndaj avioni iu drejtua me shpejtësi ujit duke u përplasur me detin në qytetin Letonez të Ventspils.
KOHA JONË SONDAZH

