VIDEO+FOTO/ Njihuni me imituesin e Kim Jong-un që po ‘çmend’ Korenë Jugore
Lideri i Koresë së Veriut ecën lirshëm nëpër rrugët Seulit, kryeqytetit të Koresë Jugore. Kalimtarët e rastit shikojnë me habi se si dikush nga Koreja e Veriut që nuk duhet të jetë në këtë qytet, ecën lirshëm pa u frikësuar në Korenë Jugore. Por, natyrisht, ky nuk është vërtetë diktatori i Koresë Veriore, por është një person tjetër që imiton në mënyrë shumë të saktë komunistin Kim Jong-un.

Minyong Kim e kopjon Kim Jong-unin në mënyrë perfekte. Ai vishet me rroba të errëta, ka shtuar në peshë dhe di shumë mirë se si të imitojë shprehjet e fytyrës së Kim Jong-unit.

Ky pasion i tij filloi në një natë të Halloweenit, kur ai zgjodhi të vishej si Kim Jong-un. Rrjetet sociale u mbushën me fotografi që tregonin ngjashmërinë e tij me liderin komunist, dhe që prej atëherë ai gjithmonë ka praktikuar këtë gjë duke e shndërruar edhe në hobi.
Madje kjo edhe i ka sjellë të mira materiale. Dukjen si lideri komunist ai e ka shfrytëzuar për të marrë pjesë në disa fushata të marketingut, që ka qenë shumë të suksesshme për të.
KOHA JONË SONDAZH

