VIDEO/Turisti vdes nga një grusht i vetëm

(Kujdes! Pamje me përmbajtje shqetësuese)

Kjo video tregon momentet gjatë një sherri në një nga rrugët e Rio de Zhaneiros midis një turisti argjentinas dhe katër vendasve.

Përplasjet nisën brenda një lokali për shkak të çmimit të pijeve, ndërkohë që vazhduan më pas jashtë. Argjentinasi Matias Sebastian Carena 28 vjeç përpiqet t’u ikë sulmuesve, por ai goditet me grusht nga njëri prej tyre dhe përplas kokën në trotuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas disa orësh vdiq në spital si pasojë e dëmtimeve në kokë. Katër sulmuesit janë shpallur në kërkim, ndërkohë që njëri prej tyre kërkohet nga Interpoli sepse është arratisur në Spanjë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?