Vietnam: Sekuestrohen 324 mijë prezervativë të përdorur, paketoheshin sërish dhe shiteshin si të rinj

Policia në Vietnam ka sekuestruar rreth 345,000 prezervativë të përdorur të cilët ishin pastruar për t’u rishitur si të reja, njoftoi media shtetërore.

Pamjet e transmetuara nga Televizioni Shtetëror i Vietnamit (VTV) këtë javë treguan dhjetra çanta të mëdha me prezervativë të përdorur, të shpërndara nëpër dyshemenë e një depoje në provincën jugore të Binh Duong.

Policia tha se çantat peshonin mbi 360 kilogramë. Punëtorët kishin për detyrë t’i pastronin mjetet kontraceptive, para se t’u jepnin formë të re me një “lodër seksi të drunjtë”.

Prezervativët më pas janë ripaketuar para se të nxirreshin sërish në treg, ku deri më tani u janë shitur mijëra qytetarëve.

Forcat e policisë kanë boshatisur depon dhe kanë arrestuar një 33-vjeçar të identifikuar si Pham Thi Thanh Ngoc, pronar i objektit. Ngoc i ka marrë prezervativët nga një person i panjohur, që ia sillte një herë në muaj.

SHKARKO APP