Vijojnë protestat, 800 mijë persona dalin në shesh

Në Hong Kong u regjistrua një ndër protestat me pjesëmarrjen më të madhe, ku mbi 800 mijë persona dolën në shesh me thirrjet “Lufto për Hong Kongun, qëndro në Hong Kong”.

Studentë, njerëz të profesioneve të ndryshme, madje edhe të moshuar u bashkuan në marshimin në parkun “Viktoria”, që përbën edhe zonën më të pasur të qytetit. Teksa muzgu ra, disa të rinj sprucuan me bojë muret e bankës së Kinës, me thënie kundër Pekinit zyrtar.

“Së shpejti vjen Krishtlindja, por ne nuk jemi në humor për të festuar”, tha një prej tyre. Protesta shënon edhe organizimin më të madh pas zgjedhjeve të muajit të shkuar, ku partitë pro demokracisë fituan 90 përqind të votave, një rezultat i cili nuk dha efekt në dorëheqjen e guvernatores Lam nga posti që mban.

SHKARKO APP