Vijojnë zjarret e “verës së makthit” në Athinë
Flakët përfshinë një qytet pranë Athinës gjatë natës ndërsa qindra njerëz u evakuuan me traget nga ishulli i Evia-s pasi zjarret vazhduan për të pestën ditë të shtunën në të gjithë Greqinë.
Në Evia, në lindje të kryeqytetit, një zjarr që filloi të martën u përhap shpejt në disa drejtime, duke përshkuar mijëra hektarë pyje në pjesën veriore të ishullit dhe duke detyruar evakuimin e dhjetëra fshatrave.
400 zjarre shpërthyen në 24 orët e fundit, dhe vatrat më të mëdha vazhdojnë të digjen në Evia, ishulli i dytë më i madh grek dhe zonat e Peloponezit përfshirë Olimpin e Lashtë, vendi i Lojërave të para Olimpike.
Kryeministri Kyriakos Mitsotakis, e quajti stinën një “verë makthi”, duke shtuar se përparësia e qeverisë “ka qenë, para së gjithash, të mbrojë jetët e njerëzve.”