Vijon kaosi në Bejrut, japin dorëheqjen 9 deputetë dhe 2 ministra
Situata në mbarë Libanin është e vështirë. Shpërthimi shkatërrues ka ngjallur zemërim tek qytetarët të cilët mendojnë se qeveria e tyre është e korruptuar dhe nuk ndihmon popullin.
Nga shpërthimi tragjik i së martës së kaluar kanë mbetur të vdekur të paktën 158 persona dhe janë plagosur 6 mijë të tjerë, ndërsa dëmet materiale janë jashtëzakonisht shumë të mëdha.
Situata vijon të mbetet e njëjtë me protesta të dhunshme, ku qytetarët kanë arritur të “mposhtin” disa ministri dhe Institucione të tjera shtetërore, të paktën 9 deputetë dhe 2 ministra të qeverisë së Libanit kanë dhënë dorëheqjen nga posti i tyre.