Vijon lufta me “ferrin” në Australi, viktima dhe qindra shtëpi të djegura
Të paktën dy njerëz kanë humbur jetën dhe shtatë të tjerë janë shpallur të humbur në zjarret “e paprecedentë” në Australi.
Në ditën e dytë të emergjencës së zjarreve, zyrtarët konfirmuan se më shumë se 150 shtëpi në Uellsin e Ri Jugor ishin djegur.
Mijëra njerëz u detyruan të linin shtëpitë e tyre, ndërsa urat, shkollat dhe linjat e energjisë elektrike janë shkatërruar.
Rreth 1.000 zjarrfikës po përpiqen të shuajnë flakët në Uellsin e Ri Jugor, të mbështetur edhe nga avionët që hedhin ujë nga ajri.
Ka raporte për njerëz të bllokuar në shtëpitë e tyre në disa vende ku ekipet e shpëtimit e kanë të pamundur për t’i arritur për shkak të forcës së zjarreve.
Erërat e buta dhe nxehtësia deri në 35⁰C kanë përkeqësuar zjarret, shumë prej të cilave janë në zona të prekura nga thatësira. Ato janë përhapur përgjatë 1.000 kilometrave të vijës bregdetare të Australisë.
Disa njerëz u paralajmëruan të kërkonin strehim nga zjarret në vend që të largoheshin, pasi tani ishte tepër vonë.