Vijon trendi ulës në Francë, 1,520 raste të reja dhe 367 viktima në 24 orët e fundit
Për disa ditë me rradhë Franca vijon të shënojë bilance pozitive për sa i përket viktimave dhe të infektuarve nga COVID-19 në vend.
Por numrat sërish mbeten të lartë teksa në 24 orët e fundit u regjistruan 367 viktima të tjera duke e çuar numrin total në 23,660.
14,810 kanë ndërruar jetë në spitale ndërsa pjesa tjetër në klinika të vogla dhe nëpër shtëpi.
Ndërsa numri i të infektuarve është rritur me 1,520 ku në total janë prekur 129,859 persona.
Nga personat e prekur, 27,484 janë të shtruar në spital, prej të cilëve 4,387 janë në terapi intensive.
Numri i të shëruarve nga pandemia e COVID-19 është 46,886 persona.