Viktimat në Greqi prej COVID-19 shkojnë në 130, 27 të infektuar në 24 orët e fundit
Bota E Premte, 24 Prill 2020 18:01
Greqia ka shënuar edhe 5 viktima sot duke e çuar numrin total në 130 që nga shfaqja e COVID-19 në shtetin fqinj. Ndërkohë nga ana tjetër ka një rënie dyfish të numrit të rasteve pasi sot u shënuan 27 raste të reja kurse dje 55.
Në fakt rastet e djeshme kishin lidhje me dy vatra të reja, një klinikë private në Athinë si dhe kampin e refugjatëve afër Lamias.
Ndërkohë numri total i të infektuarve në Greqi ka shkuar në 2 mijë e 490 nga COVID-19.