Virusi drejt largimit? Franca dhe Spanja raportojnë se…

Europës së vjetër po i lehtësohen plagët e shkaktuar nga koronavirusi dhe kjo gjë po shihet në raportimet që vijnë nga vendet më të goditura nga pandemia si Spanja dhe Franca.

Ministria e Shëndetësisë në Francë raportoi se në 24 orët e fundit u raportuan 96 viktima, duke e çuar totalin në 27,625. Ulje të ndjeshme pësoi dhe numri i personave të shtruar në spitale dhe ai i atyre të shtruar në terapinë intensive.

Edhe Spanja raportoi shifra të përmirësuar nga 24 orët e fundit, por pavarësisht kësaj kryeministri Sanchez po mendon që të shtyjë më tej gjendjen e emergjencës në vend.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas autoriteteve zyrtare, në Spanjë të shtunën u raportuan 102 viktima të tjera nga koronavirusi, shifër kjo më e ulët që prej 8 javësh. Po ashtu edhe Italia raportoi më herët numrin më të ulët të viktimave nga koronavirusi që nga muaji mars.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?