Virusi kinez/ 565 të vdekur dhe mbi 28 mijë të infektuar në të gjithë botën

Rritet në 20 numri i personave të infektuar në tragetin e vendosur në karantinë në Japoni. Pothuajse tre mijë raste të reja të konstatuar të prekur nga virusi në provincën e Hubei. Numër rekord vdekjesh janë regjistruar në 24 orët e fundit në provincën kineze të Hubei nga koronavirusi që shpërtheu në Wuhan. 70 viktimat e fundit e kanë çuar në 565 numrin e atyre që kanë humbur jetën nga epidemia që po frikëson botën.

Si të mos mjaftonte shifra e lartë e vdekjeve janë konstatuar rreth 3000 raste të reja të personave të infektuar duke e çuar numrin e përgjirlthshëm në 28 114 në të gjithë botën kurse numri atyre që kanë lënë spitalet si të shëruar është 1245.

Ekzaminimi në aeroportet kryesore ndërkombëtare i kthyer tashmë në domosdoshmëri, është futur në regjim me kohë të plotë. Italia gjithashtu ka filluar të kontrollojë temperaturën e pasagjerëve në të gjitha fluturimet, jo vetëm ato ndërkontinentale. Kontrollet e skanerit termik të rezervuara më parë vetëm për pasagjerët që vinin nga zonat e prekura nga virusi vdekjeprurës, ka nisur të shtrihet në të gjitha fluturimet, përfshirë fluturimet nga Europa.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?