Virusi kinez alarmon Italinë, shkon në dy numri i viktimave
Shënohet viktima e dytë e koronavirusit në Itali. Ajo është një grua rezidente në Lombardi. Kështu shkon në 29 numri i pacientëve që rezultojnë pozitiv testit të koronavirusit në Lombardi dhe Veneto. Deri më tani në Europë janë 3 viktima, dy në Itali dhe 1 në Francë.
Viktima e parë ishte një burrë 78-vjeçar, i cili ndërroi jetë gjatë natës. Adriano Levinsano kishte qenë edhe kryekomunar i Vo’ Euganeo. Autoritetet italiane kanë mbyllur shkollat në rajonin e Lombardisë, ndërsa që janë anuluar edhe 40 ndeshje futbolli për të mos lejuar grumbullimin e njerëzve, gjë e cila rrit rrezikun e përhapjes së virusit.
Kryeministri Giuseppe Conte ka zhvilluar një mbledhje me të jashtëzakonshëm me Mbrojtjen Civile, në të cilin mori pjesë edhe Ministri i Shëndetit, Roberto Speranza. Conte u shpreh se janë marrë të gjitha masat dhe se nuk ka vend për panik. Ministri i Shëndetësisë theksoi se kushdo që ka rënë në kontakt me njerëz që kanë testuar pozitivisht për virusin, duhet të hyjnë në karantinë.
Kina po përballet çdo ditë e më shumë me shtimin e numrit të viktimave si shkak i koronavirusit që është përhapur gjerësisht në 29 vende të botës. Mësohet se në rang global janë shënuar 2345 viktima dhe mbi 75 mijë njerëz të tjerë janë infektuar nga ky virus vdekjeprurës. Ndërkohë në Korenë e Jugut pasi u shënua edhe viktima e parë disa ditë më parë, ndërsa numri i të infektuarve është rritur në 156. Ky virus rrezikon të përhapet në mbarë botën pasi përhapet shumë lehtë nga njeriu në njeri.