Virusi kinez dhe kë prek? Mësoni se çfarë tregojnë statistikat

Virusi kinez deri më tani i ka marrë jetën 2.626 personave dhe tashmë ka prekur edhe Italinë, që ka nxitur edhe autoritetet në Shqipëri që të shtojnë masat. Bazuar në të gjitha dhënat e deritanishme janë konfirmuar gjithsej 72,314 raste të dyshuara me COVID-19 në Kinë. Sipas të dhënave sa më të moshuar të jenë njerezit aq më shumë rritet rreziku i vdekjes nga koronavirusi.

Probabiliteti i vdekjeve nga COVID-19 sipas moshës:

Ky probabilitet ndryshon në varësi të grupmoshave. Përqindja e treguar më poshtë NUK paraqet në asnjë mënyrë numrin e vdekjeve sipas grupmoshave deri më tani . Përkundrazi, tregon rrezikun e vdekjeve për një person në një grupmoshë të caktuar, nëse infektohet me COVID-19. Në përgjithësi, rastet më të pakta janë parë tek fëmijët ndërsa më të rrezikuarit.

 

 

 

 

Probabiliteti i vdekjeve nga COVID-19 nëse të infektuarit kanë vuajtur nga sëmundje të ndryshme

Ky probabilitet ndryshon në varësi të gjendjes së mëparshme. Përqindja e treguar  NUK paraqet në asnjë mënyrë rastet e vdekjeve nga gjendja e mëparshme. Përkundrazi, tregon rrezikun e vdekjes nëse infektohet nga COVID-19 një person i cili më pëpara ka vuajtur nga sëmundje të ndryshme. Sipas tabelës personat që kanë vuajtur nga probleme kardiovaskulare janë më të rrezikuarit. Duke u ndjekur nga persona që kanë vuajtur nga diabeti, probleme të frymëmarrjes, tensioni i lartë dhe nga kanceri. Personat të cilët nuk kanë vuajtur nga sëmundje më përpara rrezikohen më pak se të tjerët me 0.9%.

SHKARKO APP