Virusi kinez, ekspertët: Në fund të muajit prill, 150 mijë të infektuar në ditë

Një ekip ekpertësh në Hong Kong vlerësojnë se kulmi i epidemisë së koronavirusit në 5 megaqytete kineze, në Pekin, Shanghai, Guangzhou, Shenzhen dhe Chongqing, do të jetë midis fundit të muajit prill dhe në fillim të majit, ku numri i të infektuarve në çdonjërin prej tyre të shkojë në 150,000 raste të reja në ditë për shkak të popullsisë së madhe.

Organizata Botërore e Shëndetit ka deklaruar se rreziku global i koronavirusit kinez është “i lartë” dhe nuk është më i moderuar siç u tha fillimisht.

Kina po punon ethshëm për të gjetur një vaksinë dhe kjo falë laboratorëve të saj P4, d.m.th atyre me siguri maksimale, ku operohet brenda një patogjeni siç është koronavirus 2019 n-CoV.

Virusi ndërkohë ka kapërcyer edhe kufijtë e Kinēs. Raste të infeksionit janë raportuar në 24 orët e fundit në Tajlandë dhe Hong Kong.

Pesë raste të tjera janë regjistruar në SHBA aq sa dhe në Australi, Tajvan dhe Macao; katër në Japoni, Singapor dhe Malajzi; tre në Francë dhe Korenë e Jugut, dy në Vietnam, një në Kanada dhe Nepal.

SHKARKO APP