Virusi kinez/Ekspertët në SHBA: Epidemia do të zgjasë edhe përtej 2020

Sipas drejtorit të Qendrës Federale Shëndetsore në SHBA, Robert Redfield, epidemia e koronavirusit do të zgjasë shumë, edhe përtej dimrit, ndoshta edhe përtej vitit 2020. Nga 174 persona persona të infektuar në bordin e tragetit ”Diamond Princess”, i vendosur në karantinë në gjirin e Yokohama, në Japoni, me 8 prej tyre janë në gjendje të rëndë shëndetësore dhe SHBA kanë nisur një plan evakuimi të shtetasve amerikan.

Në SHBA ka pasur 15 raste të infektimit nga koronavirusi i ri në shtatë shtete: tetë në Kaliforni, dy në Illinois dhe nga një në Arizona, Washington, Massachussetts, Wisconsin dhe Texas. Koronavirusi i Wuhan ka vrarë në 24 orët e fundit 143 persona të tjerë në provincën Hubei duke e rritur numrin e të vdekurve në 1526.

Autoritetet e Pekinit kanë njoftuar gjithashtu për 2,420 raste të tjera të infeksionit të regjistruara në provincën epiqendër të epidemisë. Vetëm në provincën e Hubei, numri i përgjithshëm i rasteve të infektuar u rrit në 54.406, por në përgjithësi numri tejkaloi 60 mijë, saktësisht 67,088, nga të cilat 2.641 u konfirmuan vetëm në 24 orët e fundit.

Gjatë kësaj jave profesionistët e shëndetësisë kanë zbuluar shumë raste të negativëve të rremë domethënë njerëz të infektuar por që testet i kanë identifikuar si të pa prekur nga koronavirusi. Kjo ka alarmuar autoritetet kineze që kanë vendosur ritestimin e disa dhjetra mijëra njerëzve.

SHKARKO APP