Virusi Kinez/Gazetari lëshon deklaratën “bombë”: Virusi u krijua në laboratorin ushtarak

Virusi vdekjeprurës në Kinë ka krijuar një krizë globale. Një deklaratë e fortë është bërë nga gazetari Paolo Liguori për “TGcom 24”. Koronavirusi po shkakton një trazim ndërkombëtar dhe një trazirë të madhe në Kinë, ku vlen të theksohet se disa qytete janë karantinuar plotësisht. Flitet për gati 56 milion njerëz, një popullsi e ngjashme me atë italiane, e cila nuk do të ketë mundësi të ketë kontakte me jashtë.

Deklaratat e publikuara dje nga Liguori rrezikojnë të përmbysin apo edhe të shtrembërojnë plotësisht skenarin që kishin përshkruar të gjitha mediat, italiane dhe të vendeve të tjera deri më sot. Në veçanti, do të kishte dy detaje, jo të parëndësishme, që mund të ishin maskuar nga Kina: Origjina e virusit dhe viktimat e konfirmuara. Më poshtë është shërbimi i plotë i TGcom 24:

Sipas një burimi të besueshëm të reporterit, ka shumë të ngjarë që virusi të jetë krijuar në laboratorin ushtarak Wuhan dhe se ai rastësisht doli përmes infeksionit të një tekniku. Për të përkeqësuar situatën dhe rritur numrin e viktimave, duket se viktimatg tashmë mund të rriten mev mijëra.

SHKARKO APP