Virusi kinez/Macron thirrje francezëve: Të përgatitemi për epidemi

Presidenti francez, Emmanuel Macron, tha se epidemia e coronavirusit ishte e pashmangshme në Francë, dhe se qeveria e tij do të merrte masa për të luftuar infeksionet. Ai vizitoi një spital në Paris, ku humbi jetën një 60-vjeçar francez, viktima e dytë e coronavirusit në Francë. Ndërkohë që përfaqësuesit e shëndetësisë janë të pakënaqur me shpenzimet qeveritare, Makron u bëri të qartë që do të kishin mbështetjen e tij.

Coronavirusi ka infektuar rreth 80 mijë persona, duke vrarë gati 2800 kryesisht në Kinë. Përhapja e shpejtë ka bërë që të përmendet edhe termi pandemi. Franca është në gjendje alarmi, për shkak se ka në kufi zonën e Italisë që ka rezultuar më e prekura në Europë. Franca deri tani ka identifikuar 18 raste personash të prekur.

Qeveria franceze i ka udhëzuar të gjithë që kthehen nga Kina, Koreja e Jugut apo nga zona e Lombardisë, në Itali që ta masin temperaturën dy herë në ditë dhe të shmangin kontaktet me të sëmurët apo me persona të moshuar për 14 ditë. Fëmijët e shkollave që kanë udhëtuar në ato zona kanë marrë udhëzime që të mos shkojnë në shkollë për dy javë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?