Virusi kinez/OBSH: Nuk është ende një pandemi

Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus thotë se hapat që Kina ndërmori për të luftuar virusin në epiqendrën e saj ishin një mënyrë e mirë për të ndaluar përhapjen e koronavirusit. Numri i vdekjeve tani është rritur në 492, me 65 viktima brenda territorit të Kinës brenda një dite, sipas shifrave zyrtare nga Komisioni Kombëtar i Shëndetit në vend.

Të gjitha vdekjet e reja ishin në provincën Hubei, aty ku ka shpërthyer edhe virusi. Vetëm në Kinë, tani ka më shumë se 24.300 raste, ku një numër i vogël i të infektuarëve është identifikuar në vende të tjera të botës. Dy njerëz kanë vdekur nga sëmundja jashtë territorit të Kinës, një në Hong Kong dhe një në Filipine.

OBSH ka deklaruar një emergjencë globale shëndetësore për shkak të shpërthimit, por tha se ajo ende nuk përbënte një “pandemi”, ose përhapjen në mbarë botën të një sëmundjeje të re. Rreth 80% e atyre që vdiqën ishin mbi 60-vjeç, dhe 75% e tyre kishin kushte shëndetësore para-ekzistuese siç janë sëmundjet kardiovaskulare dhe diabeti, sipas Komisionit Kombëtar të Shëndetit të Kinës. Koronavirusi i ri shkakton infeksion të rëndë akut të frymëmarrjes dhe simptomat zakonisht fillojnë me ethe, e ndjekur nga një kollë e thatë. Shumica e njerëzve të infektuar ka të ngjarë të shërohen plotësisht, sikurse të jenë me grip.

SHKARKO APP