Virusi kinez, pas zyrtarëve të lartë dalin pozitivë edhe 4 deputetë

Virusi kinez duket se ka hyrë në qeverinë dhe parlamentin e Iranit, duke ngjallur frikë mes drejtuesve. Pas zv.Presidentes Masoumeh Ebtekar dhe zv.ministrit të Shëndetësisë, sëfundmi janë zbuluar edhe katër deputetë me koronavirus. Kjo shifër ka dalë pas nxjerrjes së rezultateve të analizave për 30 deputetë, ndërsa pritet të testohen edhe 260 deputetë të tjerë. Mediat në Iran kanë publikuar foto nga mbledhja e fundit e qeverisë ku zv.Presidentja ishte ulur ngjitur me presidentin Rouhani duke iu frikësuar kështu një kontaminimi më të gjerë nga koronavirusi tek drejtuesit iranianë. Koronavirusi hyri në Iran nga Kina dhe që nga data 19 shkurt janë prekur 245 persona, 26 prej të cilëve kanë vdekur.

SHKARKO APP