Virusi kinez/ Për udhëtarët e avionëve s’ka më ushqime të nxehta, batanije dhe gazeta

Paniku i shkaktuar nga përhapja e koronavirusit ka detyruar kompanitë ajrore te marrin masa drastike ne mbrotje të udhëtarëve.

Pasagjerët e disa linjave në Kinë nuk do të munden të konsumojnë mish, të përdorin batanije apo të lexojnë gazeta, teksa kompanitë ajrore po marrin masa për te mbrojtur udhëtarët nga koronavirusi që ka vrarë më shumë se 130 persona në këtë vend.

Për të shmangur përhapjen e këtij virusi nëpërmjet kontakteve, kompania Taiwan’s China Airlines tha se u ka sugjeruar pasagjerëve që të marrin sendet e tyre me vete duke përfshirë edhe pijet.

Që prej të henes, kjo kompani ndaloi shërbimin e mishit dhe kanë zëvendësuar mbulesat e tavolinës dhe pecetat me peshqir letre në fluturime te afërta dhe në Hong Kong.

Ata kanë ndaluar gjithashtu edhe perdorimin e revistave, gazetave, batanijeve, teksa disa pije dhe kufjet mund të përdoren vetëm nepërmjet një kërkese.

SHKARKO APP