Virusi kinez/ Rritet numri i viktimave, publikohet raporti i shkallës së vdekshmërisë

Virusi kinez që nga fillimi i përhapjes, ka marrë 1868 jetë dhe 72,436 janë të prekur. Nga ana tjetër, në Kinë janë publikuar detajet e para rreth Koronavirusit pasi u ekzaminuan më shumë se 70, 000 raste.

Të dhënat nga Qendra Kineze për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve tregojnë se më shumë se 80% e të prekurve janë të sëmurë ose të moshuar. Studimi tregon gjithashtu se një rrezik i lartë i kanoset edhe personelit mjekësor.

Gjetjet e zyrtarëve të shëndetësisë në Kinë treguan se vdekshmëria nga Koronavirusi tashmë i qujatur Covid-19 e ka shkallën 2.3%. Në Hubei, krahina më e prekur, shkalla e vdekshmërisë është 2.9% krahasuar me vetëm 0.4% në pjesën tjetër të vendit.

 

SHKARKO APP