Virusi kinez, Trump fajëson median: Mashtrim nga…

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump

Presidenti Donald Trump e konsideroi shpërthimin global të koronavirusit, si një komplot liberal që synonte të minonte mandatin e tij të parë, krahas impeachment kundër tij si edhe krahas çështjes Mueller. Ai fajësoi shtypin se po vepronte në mënyrë histerike në lidhje me koronavirusin që është përhapur në Kinë, Japoni, Korenë e Jugut, Iran, Itali dhe SHBA dhe minimizoi rreziqet e tij duke dalë edhe kundër mendimit të ekspertëve se kemi të bëjmë me një grip të zakonshëm. “Demokratët po e politizojnë koronavirusin. Ata po e politizojnë atë. Ata nuk kanë asnjë të dhënë”. Trump e konsideroi koronavirusin “mashtrim e tyre të ri”.

SHKARKO APP