Virusi kinez vijon të vrasë, shkon në 213 numri i viktimave
Koronavirus vazhdon të vrasë në Kinë. Sipas raportimeve të fundit numri i viktimave nga virusi ka shkuar në 213 persona. Gjithashtu është rritur edhe numri i të prekurve ku deri në këto momente numërohen 9700 të prekur në mbarë botën. Janë 20 vende jashtë Kinës që kanë raportuar se kanë shtetas të prekur me Koronavirus. Në Wuhan ku edhe shpërthei virusi numërohen 204 të vdekur, ndërsa 42 persona të vdekur janë në Hubei. Kujtojmë që mbrëmë Organizata Botërore e Shëndetësisë ka shpallur emergjëncen globale nga virusi për arsye se virusi është përhapur në shumë vende jashtë Kinës.