Virusi mund të dyfishojë urinë në botë

Mbi 2.4 milion të prekur dhe mbi 169 mijë viktima, duket se pandemia e Covid-19 do të sjellë edhe një luftë të frikshme. Dyfish urinë në botë.

Programi Botëror i Ushqimit në Organizatën e Kombëve të Bashkuara paralajmëron se numri i njerëzve që përballen me pamundësinë për të siguruar ushqime mund të dyfishohet dhe të arrijë shifrat 265 milionë, për shkak të vështirësive që po has ekonomia nga pandemia e koronavirusit.

Impakti që kanë dhënë humbja e të ardhurave nga turizmi, rënia e remitancave dhe udhëtimeve dhe masat e tjera shtrënguese të lidhura me pandeminë e Covid-19 mund të çojë 130 milionë njerëz drejt urisë këtë vit, duke ia shtuar këto dhe 135 milionë njerëzve të tjerë përreth botës që ndodhen në këtë kategori.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?