Virusi shkatërron tregun e makinave në Kinë – Shitjet bien me 92% për shkurtin, si pasojë e koronavirusit

Shitjet e makinave për pasagjerë në Kinë ranë me 92% deri më tani për muajin Shkurt, sipas Shoqatës së Makinave të Pasagjerëve në Kinë, ndërkohë që koronavirusi ka goditur bizneset në të gjithë vendin.

Shitja e makinave arriti në 4,909 njësi deri më tani për Shkurtin, në rënie nga 59,930 makina nga e njëjta periudhë një vit më parë.

Këto janë të dhënat e para që vërtetojnë përmasën e goditjes nga epidemia tek tregu më i madh në botë i makinave.

Kina regjistroi 889 raste të reja të koronavirusit ditën e Enjte dhe numri i vdekjeve u rrit me 118 në një total prej 2,236.  Shumica e vdekjeve kanë ndodhur në provincën e Hubeit, ku u shfaq virusi dhe që ndodhet në karantinë.

Tregu i makinave në Kinë pritet të pësojë një rënie të shitjeve me mbi 10% në gjysmën e parë të vitit prej epidemisë dhe me rreth 5% për të gjithë 2020-n, nëse koronavirusi kontrollohet në mënyrë efektive në muajin Prill.

Për të stabilizuar tregun, ku janë shitur mbi 25 milionë makina vitin e kaluar, ministria e tregtisë deklaroi se do të prezantojë masa për të nxitur konsumin e automjeteve.

SHKARKO APP