Viti 2020 më vdekjeprurësi në Britaninë e Madhe, numri i viktimave më i larti që prej Luftës së Parë Botërore
BRITANI E MADHE
2020 ishte një vit rekord për sa i përket numrit të vdekjeve në Britaninë e Madhe. Sipas të dhënavë të Statistikat Kombëtare Britanisë së Madhe(ONS) numri i vdkejeve në vitin që lamë pas ishte mjaft i lartë.
Të dhënat e publikuara ditën e sotme tregojnë se 697,000 persona kanë vdekur në Britaninë e Madhe në vitin 2020, rreth 91 mijë më shumë se mesatarja e viteve të mëparshme. Në këtë shifër të lartë ka ndikuar dhe pandemia e Covid-19 ku deri tani në Britaninë e madhe janë regjistruar mbi 80 mijë të vdekur.
Shifrat e reja tregojnë gjithashtu se për sa i përket numrit të përgjithshëm të vdekjeve, 2020 ishte viti më vdekjeprurës që nga viti 1918, vit që përkon me Luftën e Parë Botërore dhe pandeminë e Gripit Spanjoll.