Vizita e Pompeos shtyn ceremoninë e betimit të qeverisë së re në Izrael

Ceremonia e betimit të qeverisë së re izraelite, parashikuar për të mërkurën, u shty me një ditë pasi përkon me vizitën në Jeruzalem të sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, theksuan sot zyrtarët izraelitë.

“Qeveria e unionit mes kryeministrit në ikje, Benjamin Netanyahu dhe ish-rivalit të tij, Benny Gantz do të betohet të enjten”, deklaroi një zëdhënë i Parlamentit.

Një burim nga Likud, partia e Netanyahut, theksoi se kjo shtyrje ishte motivuar me vizitën e Pompeos, që pritet të mërkurën.

SHKARKO APP