Vizita e presidentit Trump blindon kryeqytetin e Italisë
Atentati i të hënës në Manchester i ka ngritur tensionet e vizitës së presidentit Trump në Romë, njofton gazeta “La Repubblica”, duke shtuar se Presidenti i SHBA në këtë tur shoqërohet nga bashkëshortja e tij Melania.
Avioni presidencial “L’Air Force One” do të ulet në aeroportin Fiumicino në orën 18.00, ndërkohë që të mërkurën, në ora 08.15 vizitën e parë presidenti Trump do ta bëje tek Papa. Më pas Presidenti do të ketë një kolokium me Sekretarin e Shtetit të Vatikanit, Kardinalin Pietro Paroli dhe me Arkipeshkvin Paul Richard Gallagher, Sekretar për raportet me SHBA.
Ndërkohë Melania Trump do të vizitojë “Cappella Paolina” dhe “Sala Regia”. Objektet e shenjta të futura në axhendën e çiftit Trump për tu vizituar janë edhe “Cappella Sistina” si dhe Basilika “San Pietro”.
Më pas presidenti Trump do të ketë një takim “kokë më kokë” në sallën “Bronzino” të pallatit Cuirinale, me presidentin e Italisë Sergio Mattarella, ndërsa pas tij takimi do të vijojë me kryeminsitrin Paolo Gentiloni, për të shkëmbyer mendime rreth takimit të grupit “G7” që do të hapet të enjten në Taormina. Nuk do të ketë asnjë deklaratë shtypi nga ana e palëve, pasi vizita nuk është zyrtare.
KOHA JONË SONDAZH

