FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Vizita e presidentit Trump blindon kryeqytetin e Italisë

Atentati i të hënës në Manchester i ka ngritur tensionet  e vizitës së presidentit Trump në Romë, njofton gazeta “La Repubblica”, duke shtuar se Presidenti i SHBA në këtë tur shoqërohet nga bashkëshortja e tij Melania.

Avioni presidencial  “L’Air Force One”  do të ulet në aeroportin Fiumicino në orën 18.00, ndërkohë që të mërkurën, në ora 08.15 vizitën e parë presidenti Trump do ta bëje tek Papa. Më pas Presidenti do të ketë një kolokium me Sekretarin e Shtetit të Vatikanit, Kardinalin Pietro Paroli dhe me Arkipeshkvin Paul Richard Gallagher, Sekretar për raportet me SHBA.

Ndërkohë Melania Trump do të vizitojë “Cappella Paolina” dhe “Sala Regia”. Objektet e shenjta të futura në axhendën e çiftit Trump për tu vizituar janë edhe “Cappella Sistina” si dhe  Basilika “San Pietro”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më pas presidenti Trump do të ketë një takim “kokë më kokë” në sallën “Bronzino” të pallatit Cuirinale, me presidentin e Italisë Sergio Mattarella, ndërsa pas tij takimi do të vijojë me kryeminsitrin Paolo Gentiloni, për të shkëmbyer mendime rreth takimit  të grupit “G7” që do të hapet të enjten në Taormina. Nuk do të ketë asnjë deklaratë shtypi nga ana e palëve,  pasi vizita nuk është zyrtare.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?