Vizita e saj e parë në Aushvic, Merkel humb ekuilibrin dhe gati rrëzohet (Video)
Kancelarja gjermane Angela Merkel teksa kryente homazhe për herë të parë në kampin e përqendrimit në Aushvic, ka humbur ekuilibrin dhe ka rrezikuar të rrëzohej.
Siç shihet në pamjet e “Daily Mail” në ndihmë i kanë ardhur menjëherë zyrtarë të tjerë, mes tyre edhe kryeministri polak Mateusz Moraëiecki. Merkel vendosi një kurorë me lule në një prej mureve që shërbente për ekzekutimin e hebrenjve. Kujtojmë se në disa dalje publike Merkel nuk është ndjerë mirë, pasi është parë teksa dridhej.
Kancelarja Merelek vizitoi kampin nazist të vdekjes në Aushvic, dje për herë të parë në 14 vitet e saj në këtë detyrë.