Vizita në Ankara, presidentja e KE-së pa karrige me presidentin Erdogan, Turqia: Ishte protokolli

Turqia i ka mohuar akuzat se ka dashur ta përbuzë presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, në vizitën e saj të fundit.

Von der Leyen dhe kreu i Këshillit Europian, Sharl Mishel, ishin të martën në Ankara ku takuan presidentin e vendit, Rexhep Taip Erdoan.

Por para bisedimeve, zyrtarja më e lartë e BE-së u vu në pozitë pasi pala turke kishte nxjerrë karrige vetëm për dy burrat e tjerë, ndërsa ajo u ul veç në divan për t’i ndjekur me sy nga larg.

Të enjten, ministri i Jashtëm turk, Mevlyt Çavushollu, tha se gabimi nuk ishte i qëllimshëm dhe se qëllimi nuk ishte diskriminimi i një gruaje.

“Takimi i nivelit të lartë në presidencë u mbajt sipas kërkesave të BE-së dhe me protokollin e duhur. Vendet u ndanë me sugjerim të BE-së. Turqia nuk e ka herën e parë që pret personalitete dhe nuk do kishim dalë me një deklaratë sikur zyrtarë të nivelit më të lartë të mos ishin shprehur se ishte faji ynë,” tha ministri i jashtwm Mevlut Cavusoglu.

Presidenti i KE-së, Sharl Mishel, tha të mërkurën se edhe ai e kishte ndjekur me keqardhje situatën, por nuk deshi të ndërhynte për t’i rënduar më tej rrethanat.

Parlamenti Europian pritet të mbajë një debat në praninë e dy zyrtarëve europianë, për të hedhur dritë mbi të vërtetën e incidentit.

Në vizitën në Ankara, si Von der Leyen, edhe Misheli kërkuan nga Turqia të bëjë më shumë për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe të grave, ndërsa në tryeza u fol edhe për thellimin e bashkëpunimit dypalësh në shumë aspekte.

SHKARKO APP