Vjen bebi i dytë nga kryeministria

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern ka njoftuar se është shtatzënë. Ardern bëri një postim në Instagram ku tregoi se ajo dhe partneri Clarke Gayford, po prisnin fëmijën e tyre në qershor, pas së cilës ajo planifikoi të marrë pushim gjashtë javë.

37-vjeçarja bëhet udhëheqësja e dytë në botë që do lindë ndërkohë që është në detyrë dhe e para që do e bëjë këtë në pothuajse 30 vjet.

Në vitin 1990, Benazir Bhutto lindi një vajzë ndërsa shërbeu si kryeministre e Pakistanit në atë që u raportua të ishte e para për një udhëheqëse në detyrë, në vend të familjeve mbretërore.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?